Skip to content

Rama e bën sërish, i shkon nga pas në mes të deklaratës Presidentit të Malit të Zi

Në Bruksel u zhvillua ditën e djeshme takimi i radhës i Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë event Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili sërish është munduar të marrë vëmendje.

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin, sa para pritet që do të marrin çdo muaj pensionistët

Rama ndërhyri gjatë konferencës për media të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatovic, duke e përqafuar nga pas. Milatovic u pa disi i befasuar, teksa Rama tha: “Nuk ka dyshime, Mali i Zi është më i miri”.

LEXO EDHE:  Shënoni datën 28! Ja çfarë rezervon dita më me fat e muajit për të gjitha shenjat e horoskopit

Një veprim të tillë Rama e bëri gjashtë ditë më parë në takimin e “Vullnetmirëve” me kryeministrin belg, Bart de Wever. Ky i fundit u tha mediave: “Duhet të jetë shqiptari, ai vjen tinëzisht nga pas”.

Video Player

00:00
00:06

Published inLAJMI