Skip to content

ShBA mesazh urgjent për SPAK? Hoxha: Pas EncroChat dhe Sky ECC dolën 200 organizata kriminale

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan pas takimit me drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke u ndalur te urgjenca për sigurimin e provave në hetimet ndaj organizatave kriminale.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Hoxha shpjegoi se mesazhi i ambasadorit lidhet me përdorimin e platformave të komunikimit të koduar nga grupet kriminale, ku shkëmbehen sasi të mëdha informacioni që mund të humbasin nëse nuk sigurohen në kohë.

LEXO EDHE:  Sa do të rriten pensionet nga 1 janari? Vjen lajmi i madh

Për të ilustruar këtë rrezik, gazetari solli në vëmendje zbërthimin e platformave EncroChat dhe Sky ECC, të cilat çuan në zbulimin e komunikimeve dhe aktivitetit të shumë organizatave kriminale në vende të ndryshme.

Sipas tij, pas goditjes së këtyre sistemeve u krijua një vakum në komunikimin mes grupeve kriminale, ndërsa më pas u shfaqën platforma të reja.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në vendin tone, nje person nderron jete

“Ambasadori amerikan bën thirrje që provat të kërkohen sot, pasi provat prishen shpejt, databazat mbingarkohen. Pasi u thye EncroChat dhe Sky, u krijua një vakum, mbeti bosh dhe krimi i organizuar pësoi një kolaps, nuk kishin si të komunikonin. Në atë moment FBI kërkoi një rrjet dhe e hodhi në treg. Për 6 muaj u zbuluan 200 organizata kriminale”, u shpreh Hoxha.

LEXO EDHE:  zbulon detajet e hetimeve të SPAK për Spiropalin dhe familjarët e saj

Gazetari nënvizoi se sot grupet kriminale kanë kaluar në përdorimin e aplikacioneve të tjera, por asnjë sistem komunikimi nuk është plotësisht i papërgjueshëm.

“Kanë dalë shumë programe të tjera, por nuk ka asgjë të papërgjueshme. Ambasadori i SHBA-së e ka fjalën për këto programe. Aty komunikimi është aq i madh sa informacioni humbet”, deklaroi ai.

Published inLAJMI