Skip to content

Guxim i jashtzakonshëm i dy skifterëve shqiptarë! Hyjnë për të vjedhur rezidencën e princit William dhe Princeshës Kate, por fundi është i hidhur

Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk.

Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, kur 2 burrat depërtuan në ambientet e rezidencës Anmer Hall, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të sigurisë. Sipas mediave britanike, 1ri prej të arrestuarve dyshohet se qëndron ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO EDHE:  Abuz*i me 13-vjeçaren shqiptaro-amerikane, publikohet fotoja e 49-vjeçarit të arrestuar nga Fieri (EMRI)

Hetimet paraprake sugjerojnë se 2 personat mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste çiftit mbretëror dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë vjedhja. Megjithatë, autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat për të përjashtuar mundësinë e një motivi tjetër.

Sipas raportimeve, të dyshuarit ishin të maskuar dhe aktivizuan sistemet e avancuara të sigurisë së rezidencës, ku përfshihen kamera vëzhgimi, sensorë lëvizjeje dhe teknologji lazer.

LEXO EDHE:  Pesë anëtarë të një familjeje gjenden pa shenja jete – dy fëmijë në gjendje kritike

Pas marrjes së sinjalizimit, policia nisi një operacion të gjerë kërkimi, ku u përfshinë qen nuhatës, dronë dhe 1 helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me kamera infra të kuqe.

2 personat u lokalizuan dhe u arrestuan brenda territorit të pronës mbretërore. Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit nuk kishte njeri në banesë. Të 2 të arrestuarit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në zhvillim.

LEXO EDHE:  E rende ne burgjet tona, detajet

Anmer Hall shërben si rezidencë pushimi për Princin William dhe Princeshën Kate. Prona iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II me rastin e martesës së tyre në vitin 2011. Ndërsa banesa e tyre kryesore ndodhet në Forest Lodge, në Windsor, ku jetojnë së bashku me 3 fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, familja mbretërore e përdor rezidencën në Norfolk gjatë fundjavave dhe pushimeve shkollore.

Published inLAJMI