Skip to content

Rama: Policët do pajisen me kamera trupore

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Sistemin Unik të gjobave gjatë një takimi me drejtuesit e institucioneve publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me sistemin e ri merr fund epoka e gjobave që vendosen në copa letre dhe se çdo masë administrative e vendosur do të pasqyrohet në llogarinë e-Albania të çdo qytetari.

Më tej Rama shtoi së të gjithë efektivët e policisë dhe inspektorët në terren do të pajisen me kamera trupore që do të monitorojnë sjelljen ndaj qytetarëve.

“Besoj që është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të administratës, por dhe të marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin, sepse më në fund krijohen të gjitha premisat që të mbyllet një epokë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre, të shkruara nganjëherë edhe në mënyrë të palexueshme .

LEXO EDHE:  Tragjedi/ Nuk arrinte të kontaktonte familjen, e afërmja njofton policinë, gjenden të vdekur prindërit dhe dy fëmijët e mitur

Ndërkohë që të gjitha institucionet që ju drejtoni, mund tani të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë digjitale, gjë që sjell në radhë të parë njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës “e-Albania”, e cila njëkohësisht çon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit. Nga ana tjetër, të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia që të kontrollojë tek mesazhet e tij në “e-Albania” gjobat që ka.

LEXO EDHE:  Guxim i jashtzakonshëm i dy skifterëve shqiptarë! Hyjnë për të vjedhur rezidencën e princit William dhe Princeshës Kate, por fundi është i hidhur

Po ashtu janë edhe kategorizimet e gjobave në databazë, që janë shumë të rëndësishme qoftë për institucionet, qoftë për Inspektoratin e Përgjithshëm për të parë se si ato janë të ndara në gjoba aktive, në gjoba të paguara, në gjoba të apeluara. Ndërkohë do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të mund, po ashtu, të paguhen drejtpërdrejt nga telefoni dhe të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë“, tha Rama.

Published inLAJMI