Skip to content

Abuz*i me 13-vjeçaren shqiptaro-amerikane, publikohet fotoja e 49-vjeçarit të arrestuar nga Fieri (EMRI)

Ky është Elton Vrenozi, 49-vjeçari nga Fieri, një prej dy të arrestuarve në kuadër të hetimeve për abuzimin seksual ndaj 13-vjeçares shqiptaro-amerikane nga Shkodra.

Vrenozi u arrestua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ndërsa personi tjetër i arrestuar është Adrian Qerimi, 46-vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga Policia e kryeqytetit.Gjykata ka caktuar ndaj të dyve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Sipas Policisë së Shtetit, ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për rastin e 13-vjeçares, largimi i së cilës nga banesa ishte denoncuar nga familjarët. Pas kallëzimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, së bashku me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, nisën kërkimet për gjetjen e saj.Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE:  Tronditet politika! Altin Dumani i “hipën avionit” për të marrë në pyetje njeriun e shumëkërkuar! Dëshmia e tij do shkundë VENDIN

Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë, ndërsa hetimet zbuluan dyshime për abuzim seksual nga persona të ndryshëm gjatë qëndrimit të saj në disa qytete të vendit.

LEXO EDHE:  Rama: Policët do pajisen me kamera trupore

Policia bën me dije se hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë

Published inLAJMI