Skip to content

zbulon detajet e hetimeve të SPAK për Spiropalin dhe familjarët e saj

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi një procedim penal të regjistruar nga SPAK, që lidhet me Elisa Spiropalin, bashkëshortin e saj, vëllain dhe dy kunatat. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Lala deklaroi se hetimet kanë nisur pas depozitimit të një kallëzimi penal

“SPAK ka çelur hetim penal për vepra që përfshijnë Spiropalin dhe bashkëshortin e saj, Salarjon Totaj, dhe tre pjesëtarë të familjes, dy kunatat e saj dhe vëllain.

Hetim për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shkelje barazie në tendera. Ka pasur kallëzim, ku janë pasqyruar të dhëna edhe nga Tatimet”, deklaroi Lala.

LEXO EDHE:  Lajm i bukur! Luna Mari do të bëhet motër, reagimi i Kiarës dhe Luizit për lajmin e ëmbël, do bëhen me

Sipas gazetares, objekt verifikimi janë edhe tenderët e zhvilluar në Ujësjellësin e Fierit, gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga bashkëshorti i Spiropalit.

“Regjistrimi penal është bërë mbi bazën e veprave penale dhe ende nuk ka persona nën hetim. Por burime zyrtare kanë pohuar se po hetohet edhe roli i zonjës Spiropali”, tha Lala.

Në fokus të hetimeve, sipas saj, është edhe kompania “Sal” sh.p.k., në pronësi të bashkëshortit të Spiropalit.

“Ka dyshime se ka pasur ndarje dividenti në shuma të konsiderueshme, ka dyshime se biznesi nuk gjeneronte kaq të ardhura sa të bëheshin transaksione të tilla”, u shpreh gazetarja.

LEXO EDHE:  Balla paralajmëron Ina Zhupën: Të shkarkoj m’u në mes të seancës!

Lala bëri të ditur se kallëzimi është depozituar në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Verifikimet janë shtrirë edhe te kompania e themeluar nga vëllai i Spiropalit.

“Një tjetër moment lidhet me Solomon Construction, e themeluar nga vëllai i zonjës Spiropali. Kjo kompani rezulton, sipas verifikimeve, se ka fituar tendera pranë Ujësjellës-Kanalizimeve, kur institucioni drejtohej nga bashkëshorti i Spiropalit.

Po shihen jo vetëm dyshimet për shkelje në tendera, por edhe konflikti i interesit”, deklaroi Lala.

LEXO EDHE:  E rende ne burgjet tona, detajet

Gazetarja shtoi se prokurorët kanë sekuestruar dokumentacion që lidhet me aktivitetet tregtare të familjarëve të Spiropalit.

“Hetimet mund të tregojnë dhe të nxjerrin në pah nëse është apo jo e implikuar Spiropali. […] Prokurorët kanë sekuestruar një mori dokumentash, që kanë të bëjnë me bizneset e bashkëshortit, vëllait dhe kunatave të Spiropalit”, përfundoi Lala.

Sipas raportimit të gazetares, procedimi penal është regjistruar për veprat e dyshuara penale, ndërsa ende nuk ka persona të regjistruar nën hetim.

Published inLAJMI