Skip to content

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për për të gjithë ato shqiptarë që kanë bërë këtë veprim

Ka nisur zbatimi i masës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për ndalimin e daljes jashtë vendit, për të gjithë ata persona që dyshohet se kanë kryer akte dhune gjatë protestave.

Një 21-vjeçari i është ndaluar të udhëtonte drejt Greqisë, me arsyetimin se për të rezulton një njoftim në sistemin e të dhënave. Aktualisht nuk jepen shpjegime të mëtejshme mbi rastin.

Edhe pedagogu dhe aktivisti Ermal Hasimja denoncoi se ishte ndaluar në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit të pasaportës. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja deklaron se policja që po kryente kontrollin e pasaportave nuk e njohu, por konstatoi diçka në sistemin e policisë. Pas kësaj, ai u shoqërua në zyrën e shefit të turnit, i cili i shpjegoi se situata mund të kishte lidhje me protestën.

LEXO EDHE:  Rama e përjashtoi, Spiropali i përgjigjet në mënyrën më të bujshme

Hasimja ngre dyshime se ndalimi mund të ketë qenë pjesë e identifikimit dhe presionit ndaj protestuesve, përmes kërcënimit me ndalimin e daljes jashtë vendit. Si një shpjegim të dytë, ai përmend verifikimin nga policia të personave që kanë detyrim paraqitjeje dhe që mund të tentojnë të largohen nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Atentati me 2 të vrarë, përdorën armë MP5, janë vrasës me pagesë”, Karamuço: Ja me çfarë grupi kemi të bëjmë (Video)

Reagimi i plotë i Ermal Hasimjas:

Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi. Dy opsione të mundshme për mendimin tim:

1. Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.

LEXO EDHE:  U përjashtua nga PS/ Spiropali nuk PËRMBAHET, paralajmëron LËVIZJEN urgjente

2. Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”).

Nga ana tjetër, kujtojmë se ishte kryeministri Edi Rama që paralajmëroi se atyre protestuesve që kryenin akte dhune gjatë tubimeve, do u ndalohej hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Published inLAJMI