Skip to content

Fatos Lubonja: Rama ka pësuar krisje dhe po ndërmerr veprime të rrezikshme, mund të rrëzohet papritur

Analisti i njohur Fatos Lubonja, teksa ishte i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lëvizjeje politike kundër kryeministrit Edi Rama, e cila mund të marrë drejtimin nga dy figura që kanë zgjedhur t’i dalin kundër kreut të qeverisë.

Lubonja u shpreh se është ende herët që këto zhvillime të konsiderohen si një lëvizje e mirëfilltë.
Sipas tij, Rama ka pësuar krisje në raportet me ndërkombëtarët, ndërsa protestat dhe zhvillimet e fundit po e vendosin gjithnjë e më shumë në vështirësi.
Gjithashtu, analisti theksoi se veprimet e kryeministrit po bëhen irracionale dhe të rrezikshme, ndërsa shtoi se ai mund të rrëzohet papritur nga një goditje e brendshme, më shumë sesa nga kundërshtarët që mund ta sfidojnë përmes votës. Lubonja u ndal edhe te kultura politike në Shqipëri, duke kritikuar mënyrën se si funksionojnë partitë politike, PS dhe PD.

LEXO EDHE:  E fundit! Ndryshimi i madh bëhet gati! Dy deputetë të Partisë Demokrate po dorëzojnë mandatin, ja kush janë

Sipas tij, mungesa e demokracisë së brendshme dhe e organizimit horizontal bën që anëtarët të varen nga lideri dhe të humbasin lirinë e mendimit. Ai e krahasoi këtë model me periudhën e Enver Hoxhës.

“Më duket larg që të quhet një lëvizje. Rama ka marrë krisje! Krisje në raport me ndërkombëtarët, dhe protestat dhe këto lëvizje. Veprimet e tij po bëhen irracionale dhe të rrezikshme. Ka aty njerëz që thonë: siç ka hequr këta, se ky ka hequr zërat kundër. Por do të thoja se vetë do të rrëzohet “bëlldum”, kur t’i bjerë ndonjë goditje, sesa këta që mund ta çojnë me votë në votime. E përbashkëta e madhe mes tyre, PS-PD, gjëja më negative është fakti se shqiptarët, si kulturë politike, nuk e njohin akoma demokracinë, organizimin e tyre në mënyrë horizontale. Kur nuk janë zero, bashkohen të gjithë dhe zhvishen nga liria e mendimit si njerëz dhe bëhen pjesë e kësaj strukture të varur nga 1-shi. Kështu është PD-ja dhe PS-ja. PD-ja ka pasur disa… por me Berishën në krye është… Po s’u ndryshua kjo, e ke të vështirë që të kesh një grup që të ngrihet. Këta hoqën fraksionet. Ky i godet këta jo se i bëjnë dëm, por për t’u thënë atyre: guxoni dhe ju që të bëni ndonjë gjë. Se ai thotë: ti je i mirë, por Balluku më pak e mirë. Si në kohën e Enverit”, tha ai

Published inLAJMI