Skip to content

A ka frikë Erion Veliaj se mund t’i rrezikohet jeta gjatë operacionit? Ndreca sqaron deklaratën: Nuk jemi të sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë ndërhyrjes

Avokati Plarent Ndreca ka folur në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka thënë se nuk ia beson kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës.

I ftuar në Euronews, Ndreca u shpreh se operacioni ishte planifikuar pa dijeninë dhe miratimin e tyre, ndërsa ka theksuar se asnjë vizitë apo ndërhyrje kirurgjikale, nuk mund të organizohet pa konfirmimin e pacientit.

LEXO EDHE:  Pse po vd*sin të rinjtë shqiptarë nga infarkti? Mjeku Altin Veshti: Zbulojeni njëherë e mirë, dhe çfarë të bëni të mos iu ndodhë

Gjithashtu, avokati ka folur i shqetësuar për mënyrën sesi Drejtoria e Burgjeve ka trajtuar këtë çështje, duke kujtuar se një person i paraburgosur ka të drejtën të zgjedhë mjekun e tij, me shpenzimet personale.

“Veliaj nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë një operacioni që është organizuar nga i njëjti institucion që, sipas tij, e ka internuar. Ndaj mund të ketë dyshimet e veta, pasi bëhet fjalë për një operacion nën narkozë dhe nuk mund t’ia besojë të njëjtit organ që ka bërë transferimin, nisur nga ato që Gogu i ka konfirmuar, pra nga zoti Rama”, tha Ndreca.

Published inLAJMI