Skip to content

Shqipëria sulmoi me dron luftanijen ruse? Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur informacione në lidhje me informacionin e rremë se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë.

Sipas Mbrojtjes, platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.

LEXO EDHE:  Horoskopi! Lumë parash për këto 3 shenja! Ja kush do pasurohet deri në fund të vitit

“Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.

LEXO EDHE:  E fundit! Do Bèhen me Miliona/ 5 Shenjat e Hòroskopit qe u NGJIT Lêku dhe Zgjidhin Hállet

Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.

Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Published inLAJMI