Skip to content

E fundit! Ndryshimi i madh bëhet gati! Dy deputetë të Partisë Demokrate po dorëzojnë mandatin, ja kush janë

Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës mbetet ende një ekuacion me shumë të panjohura, Partia Demokratike ka avancuar me emrat që pritet të garojnë në bashkitë e tjera të vendit.

Nga grupi parlamentar demokrat, të paktën dy deputetë pritet të lënë mandatin për të hyrë në garën e 9 majit. Gjin Gjoni në Lezhë dhe Xhelal Mziu në Kamzë janë dy emrat që përfliten si kandidatë të sigurt në radhët e opozitës.

LEXO EDHE:  E DHIMBSHME / Katër anëtarë të një familjeje h*mbin jetën

Një tjetër vendim që duket se është marrë në PD lidhet me kryetarët aktualë të bashkive të drejtuara nga opozita. Ata pritet të rikandidojnë për një mandat të dytë. Kavaja, Hasi, Mirdita, Tepelena dhe Puka janë bashkitë ku demokratët do të mbështesin sërish drejtuesit aktualë.

LEXO EDHE:  E rrallë! Premio e “çmendur” nga FSHF, zyrtarizohet shifra që përfituan lojtarët dhe stafi i Kombëtares

Ndërkohë, në disa qytete të tjera kanë nisur të qarkullojnë emra konkretë. Vlora, Kukësi dhe Durrësi janë tre prej bashkive ku PD duket se po orienton zgjedhjet drejt kandidaturave të reja: Atird Hoxha në Vlorë, Rrahman Dema në Kukës dhe Adrian Gashi në Durrës.

LEXO EDHE:  “69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Megjithatë, lista nuk është ende përfundimtare. Më shumë qartësi pritet të ketë në javën e parë të dhjetorit, kur degët lokale të PD-së të përmbyllin procesin e propozimeve dhe diskutimeve.

Published inLAJMI