Skip to content

Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë …

Komisioni Evropian ka hapur negociatat për përfshirjen e Shqipërisë dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në skemën europiane “Roam Like at Home”, e cila synon eliminimin e tarifave shtesë të “roaming”.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian, pas paralajmërimit të presidentes Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në rajon në tetor 2026. Përmes kësaj skeme, qytetarët shqiptare që udhëtojnë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin celular pa tarifa shtesë roaming-u.

LEXO EDHE:  Më dhemb ta them por syri i keq…! Nusja e djalit të Ilir Metës bën deklaratën e papritur për marrëdhënien e saj

Përveç Shqipërisë, në proces janë përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Negociatat dypalëshe me secilin prej vendeve kanë nisur tashmë.

LEXO EDHE:  Ballluku merr me vete drejt “burgut” Elisa Spiropalin?? Del Dosja e SPAK: Ja çfarë i paska bërë ish ministrja burrit që e pret fundi i keq

Përpara se skema të bëhet realitet, vendet partnere duhet të përfundojnë marrëveshjet dhe të harmonizojnë legjislacionin e tyre me rregullat e BE-së për roaming-un. Më pas, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit të BE-së miratimin për zgjerimin e zonës.

LEXO EDHE:  Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen!

Nisma synon të lehtësojë komunikimin për qytetarët dhe të forcojë lidhjet ekonomike e integrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Published inLAJMI