Skip to content

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i shoferit

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit.

LEXO EDHE:  Saimir Korreshi zbulon politikanin e PS-së që vlerëson: Deri para ca kohësh jemi urryer

Sipas burimeve policore, aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin në një kthesë, duke përfunduar jashtë rruge dhe më pas në kanal.

LEXO EDHE:  Ndarja me Bes Kallakun nuk ishte asgjë! Xhensila Myrtezajt i ndodh e KEQJA E MADHE

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit nuk është gjetur, dyshohet se mund të ketë braktisur makinën.

Published inLAJMI