Skip to content

Duke i quajtur “ballist” dha urdhëra për angazhim më të madh në terren, çfarë i tha Rama socialistëve në Asamble me dyer të mbyllura

Pas përfundimit të fjalimeve publike të kryeministrit Edi Rama, Ogerta Manastirliut, Ervin Demos dhe Piro Vëngut, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ka vijuar me dyer të mbyllura.

Sipas burimeve të Top Channel, gjatë diskutimeve, Rama ka theksuar sërish nevojën për një angazhim më të fortë të të gjitha strukturave të PS-së në Tiranë.

LEXO EDHE:  Po vjen nje BEKIM tek LEKET! Njihuni me 4 Shenjat e horoskopit qe ja Hedhin Fukarallekut para Vitit te Ri

Gjatë diskutimeve, Rama ka vënë sërish theksin te nevoja për mobilizimin e strukturave socialiste në kryeqytet, duke kërkuar një angazhim më të madh në terren.

Kryeministri ka rikthyer në vëmendje edhe rastin e shkarkimit të drejtoreshës së Policisë Bashkiake të Tiranës, për të cilin kishte folur edhe gjatë fjalimit publik.

LEXO EDHE:  Çfarë di Edi Rama për Rusët?? Dalin detajet e “gozhdimit” të Kryeministrit Belg pas përqafimit të çuditshëm nga pas

Ndërkohë, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, nuk kanë munguar as batutat. Rama i është drejtuar sërish Halit Valterit, i njohur si një nga njerëzit besnikë të Erion Veliajt, duke e quajtur me humor si “ballist”.

Published inLAJMI