Skip to content

“Jam Edi Rama”, 25-vjeçari mashtron ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro, por ajo çfarë i kishte përgatitur e trondit (EMRI)

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si kryeministri Edi Rama.

Learn a Language

Sipas informacioneve autori, i identifikuar si shtetasi Albi Muça i ka shkruar në signal 54-vjeçarit, i cili është ndërtues, ku i ka kërkuar shumën e parave ndërkohë i ka thënë që do të dërgoj një person tjetër për t’i marrë.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord, ja çfarë ka ndodhur në 10 ditët e para të nëntorit

54-vjeçari Ardi Kollçaku e ka kuptuar që është skemë mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Request”.

Learn a Language

Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.

LEXO EDHE:  “Babi hajde se kam frikë”, historia e trishte e varrmihësit ne Tirane: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne varr, kur i afrohesha..

Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.

LEXO EDHE:  zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Published inLAJMI