Skip to content

U rrëzua dhe përplasi kokën në burg, ish-presidenti dërgohet në spital

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet ekzaminimeve”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje njëkohësisht mbështetësve që të luten për shëndetin e tij.

LEXO EDHE:  u hodh nga kati i 6-të i një pallati/ 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje. Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.

LEXO EDHE:  Dita e 171 e tubimit në Tiranë/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë para

Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit.

LEXO EDHE:  Deputetja e PS : Për pensionistët kemi dashur të

Published inLAJMI