Skip to content

Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe përfshin fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! I ndodh e keqja e madhe aktorit të njohur shqiptar Qumili, sapo erdhi njoftimi

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Demo përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se kush përfiton nga ulja e tarifave. Ai ka bërë me dije se fëmijët nën 16 vjeç, tarifa e pasaportës do të ulet nga 7,500 lekë në 6,000 lekë.

LEXO EDHE:  Nipi i Bamir Topit i cili ështê mjek bën paral*jmërimin

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara, karta e identitetit do të kushtojë 1,000 lekë nga 1,500 lekë që është aktualisht, ndërsa pasaporta do të kushtojë 6,000 lekë nga 7,500 lekë. Ndërkohë, për qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit do të ulet nga 1,500 lekë në 1,000 lekë.

LEXO EDHE:  Ibrahimaj: Kredi pa interes dhe mbulim deri në gjysmën e qirasë, ja si aplikohet tek platforma “Shtëpia jote”

Sipas ministrit, qëllimi i kësaj nisme është lehtësimi i kostove për qytetarët, reduktimi i burokracive dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike.

Published inLAJMI