Skip to content

Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord, ja çfarë ka ndodhur në 10 ditët e para të nëntorit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një fluks rekord udhëtarësh gjatë ditëve të para të nëntorit, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror në vend.

Sipas të dhënave të bëra publike nga TIA, gjatë 10 ditëve të para të muajit janë regjistruar rreth 300 mijë pasagjerë. Një rekord i veçantë është shënuar më 1 nëntor, kur përmes aeroportit kanë udhëtuar 38 670 persona, nëpërmjet 226 fluturimeve në mbërritje dhe nisje.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh? Bankat dalin jashtë funksionit në SHBA, dyshime për AI-në

Paralelisht me rritjen e numrit të udhëtarëve, aeroporti po vijon një projekt të rëndësishëm zgjerimi dhe modernizimi, me një investim prej 40 milionë eurosh. Punimet synojnë rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin gjithnjë e më të madh të pasagjerëve.

LEXO EDHE:  Klosi: Ja çfarë diskutuam në Asamble, problemi që mori më shumë vëmendje

Ndërhyrjet janë planifikuar të zhvillohen gjatë natës, në 12 turne pune përgjatë periudhës 9–27 nëntor, në mënyrë që fluturimet dhe shërbimet aeroportuale të mos ndërpriten gjatë ditës.

Në projekt janë përfshirë 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë, ndërsa në dispozicion të punimeve janë vendosur 130 kamionë, 12 ekskavatorë dhe 30 betoniere, krahas impianteve moderne të asfaltimit.

LEXO EDHE:  Ky është ‘Visi i Peqinit’, Eskobari shqiptar që çoi në Europë tonelat: Eurot i groposi te ullinjtë

Me sloganin “Ditën udhëtojmë. Natën punojmë!”, TIA ka falënderuar punonjësit e angazhuar në këtë projekt dhe pasagjerët që zgjedhin aeroportin e kryeqytetit për udhëtimet e tyre.

Published inLAJMI