Skip to content

“Zoti është i madh”: Vogëlushja shqiptare sfidoi vd*ekjen dhe fitoi betejën për jetën!

Historia e vogëlushes shqiptare Ernisa ka prekur mijëra zemra në Itali. E diagnostikuar me fibrozë cistike, ajo ka kaluar sprova tepër të vështira që në muajt e parë të jetës.
Kur ishte vetëm 4 muajshe, Ernisa pësoi vdekje klinike, por arriti të rikthehej në jetë. Nëna e saj, Ilda, nuk u dorëzua dhe kërkoi ndihmë për ta dërguar vajzën jashtë Shqipërisë për trajtim.
Falë ndihmës së priftit italian Don Paolo Volpe, familja arriti të shkonte në Itali, ku Ernisa u mor nën kujdesin e mjekëve.
Por historia e saj preku edhe banorët e Loretos. ❤️ Ata u mobilizuan për familjen shqiptare, organizuan ndihma dhe siguruan një shtëpi të mobiluar, duke bërë të mundur që familja të qëndronte e bashkuar.
“Pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, buzëqeshja e saj nuk është zhdukur kurrë”, tregon nëna.
🙏 Një vogëlushe që vazhdon të luftojë dhe një komunitet i tërë që vendosi të mos e linte vetëm!
Published inLAJMI