Skip to content

Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK regjistron procedim penal! Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen e skandalit të vjedhjes së 700.000 eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, pasi Prokuroria e qytetit bregdetar ka shpallur moskompetencë, për shkak të elementeve të hetimit dhe akuzave.

Gjithashtu, nga SPAK pritet të hetohet edhe roli i deputetes së Partisë Socialiste Durrës, Etleva Budini, e cila ka qene drejtoreshe e filialit të Postës Shqiptare ku ndodhi vjedhja deri në mars 2025.

Dyshimet e Prokurorisë së Durrësit janë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe dosja i ka kaluar SPAK, sepse hetimi i një vepre të tillë është kompetencë ekskluzive e Prokurorisë së Posaçme.

Në skemën e vjedhjes dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Për këtë çështje janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Bordi i transparencës bën tjetër ndryshim në çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Më 12 gusht pavarësisht përpjekjeve për të hequr barrën e fajit për zhdukjen e miliona lekëve që ishin të destinuara për t’u shpërndarë për grupet vulnerabël, si dhe pensionistë në qytetin e Durrësit, Apeli vuloi arrestin me burg për Elisabeta Matajn dhe një masë më të butë për dy ish-punonjëset e saj, “arrest shtëpie”, për ish-arkëtaren Paola Danaj dhe ish-shefen e financës, Valbona Duni.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë/13-vjeçarja rr*mbehet dhe

Mirëpo, në seancën gjyqësore të mbajtur më 25 shtator, ndaj Elisabeta Mataj u zbut masa e sigurisë, pasi gjyqtari Xhevdet Lika vendosi që ajo të qëndronte në arrest shtëpiak, duke ngritur shumë pikëpyetje për vendimin e papritur.

Skandali i regjistruar në Postën e Durrësit, u bë publik rreth katër muaj më parë kur sipas pamjeve filmike të publikuara ish-shefja e Financës, Valbona Duni fut në thasë paratë nga arka dhe më pas ecën në drejtim të zyrës së ish-drejtoreshës së Postës, kjo gjë është përsëritur në 11 raste.

Published inLAJMI