Skip to content

Gjermania ndryshon rregullat për shtetësi

Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori.

Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.

LEXO EDHE:  E KONFIRMUAR/ Nga Gjermania tek Italia, Shqipëria mëson të gjithë kundërshtarët “big” në kualifikueset e Europianit (LISTA)

Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite.

Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite.

Nëse këto propozime miratohen në Qeveri, më pas duhet të kalojnë edhe në Bundestag dhe Bundesrat.

LEXO EDHE:  Nëse shihni këtë gjë në derën e shtëpisë tuaj, lajmëroni urgjent policinë

Ndryshe vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë marrë shtetësinë e këtij vendi rreth 200.000 të huaj, që është rekord në 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë.

LEXO EDHE:  Detajet! Si të aplikoni dhe cila është shuma perfituese

Njoftim për shqiptarët, Gjermania ndryshon rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

Published inLAJMI