Skip to content

Përfshihet nga zjarri stani në fshatin Shtërmen në Cërrik, flakët marrin përmasa masive

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë! Truri ne Shqiperi ndodhet ne Fier! habit Karamuco

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e stanit, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.

LEXO EDHE:  Tragjedi e madhe, burri i merr jeten gruas, teksa po mblidhte drure

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

LEXO EDHE:  Ndodh çudia! SPAK merr vendimin e papritur/ Sapo mbyll …
Published inLAJMI