Ish-ministri Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ka komentuar situatën politike në vend, çështjet që lidhen me dekriminalizimin dhe proceset e SPAK-ut, si dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.
Duke folur për varfërinë, Malaj u shpreh: “Shqiptarët janë bindur që kjo keqqeverisje i ka bërë ata më të varfër, pavarësisht se çfarë propagande bën Rama.”
Malaj argumentoi se pakënaqësia qytetare lidhet me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e politikave sociale, ndërsa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama për integrimin europian
Në përfundim të kësaj pjese të diskutimit, Malaj theksoi: “Problematika nuk zgjidhet ashtu.”
