Skip to content

Lajm i dhimbshëm, vdes imami i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta imami i njohur ferizajas, Lutfi Halili, i cili kishte shërbyer edhe si sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

LEXO EDHE:  E rëndë , 14-vjeçari dyshohet se e rr.ahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

Aliu ka vlerësuar lart kontributin e Halilit në jetën fetare dhe shoqërore, duke theksuar mirësinë, urtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj besimit.

LEXO EDHE:  E rëndë: Ky është 59-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, ishte kthyer nga Gjermania një javë më parë

“Vepra e kontributi i tij, mirësia e urtësia që rrezatonte personaliteti i tij, vepra e themeltë e shpirtplote që iu kushtua Krijuesit e besimit, mbeten më e çmuara trashëgimi e frymëzim që la pas i ndjeri”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

LEXO EDHE:  Aksidenti me një viktimë në autostradën Fier-Vlorë, policia: Moti i keq shkaktoi humbjen e kontrollit të makinës nga efektivi

Kryetari Aliu ka shprehur ngushëllime për familjen Halili, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Ferizajt.

“Shpirti i tij fisnik pushoftë në paqe”, ka përfunduar mesazhin e tij Aliu.

Published inLAJMI