Skip to content

Aksidenti me një viktimë në autostradën Fier-Vlorë, policia: Moti i keq shkaktoi humbjen e kontrollit të makinës nga efektivi

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me detajet e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën efektivi i lartë i Policisë së Vlorës, Ermal Lula.

Sipas njoftimit të policisë, efektivi Lula ka humbur kontrollin e automjetit të tij për shkak të motit të keq dhe është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

LEXO EDHE:  Eni Çobani zbulon historinë të çiftit të famshëm shqiptar: Tradhtojnë hapur njëri tjetrin, gruaja ka bërë fëmije me dikë tjetër, por ne publik ato..

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për prindërit! Rriten shtesat për fëmijët, zbulohet sa euro më shumë do të marrin familjet!

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Published inLAJMI