Skip to content

15 vite nga 21 Janari? Kreu i SPAK jep detajet e renda per hetimet

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat  lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje.

Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga zjarri stani në fshatin Shtërmen në Cërrik, flakët marrin përmasa masive

“SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

LEXO EDHE:  E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në Polici – dalin detaje të reja

Edhe më 30 korrik 2026, gjatë një takimi me gazetarët, Braho kishte konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ishte ende në pritje të ekspertizës nga autoritetet amerikane.

LEXO EDHE:  “Flamingot morën vëmendje se pas ishte hija e

“Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Braho në atë kohë.

Published inLAJMI