Skip to content

Përplasi për vdekje në trotuar dy të miturit, vjen lajmi i keq per Nikoll Radaçin, ja cfare ka ndodhur

Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që në maj të këtij viti aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër në Durrës, do të përballet me gjykim të zakonshëm.

Gjykata e Durrësit nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, duke vendosur kalimin e çështjes për gjykim.

LEXO EDHE:  Edi Ramai vendosur, ben NDRYSHIMIN e fundit në Tiranë!

Dy fëmijët dhe i mituri tjetër ndodheshin në trotuar kur u përplasën nga automjeti që drejtohej nga Radaçi. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa tani çështja kalon në fazën e gjykimit.

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu si të papërdorshëmm procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut dhe aktin e ekspertimit toksikologjik-ligjor.

LEXO EDHE:  E rëndë humbin jetën dy vëllëzer shqiptarë në aksident

Këto akte ishin kërkuar nga mbrojtja, e cila pretendonte se analizat provonin se 57-vjeçari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndryshe nga ç’pati deklaruar policia pas arrestimit të tij.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur edhe pushimin e akuzës për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, pasi kjo vepër është përfshirë në amnistinë penale të këtij viti.

LEXO EDHE:  Ish kreu i bashkisë Divjakë, Fredi Kokneshi dënohet me 1 burg

Radaçi do të gjykohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri.

Published inLAJMI