Skip to content

I FUNDIT/ Hum b jetën papritur vëllai i ish-deputetit socialist (EMRI)

Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ka ndërruar jetë papritur mesditën e kësaj të hëne. Lajmi i trishtë konfirmohet nga komuniteti lezhjan, familja dhe vetë kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Megjithatë, rrethanat e humbjes së jetës mbeten të panjohura. Më herët, familja Ndoka ka humbur dhe një nga bijtë e vetë, Aleksandër Ndokën, i cili njihej në Lezhë për influencën e madhe si politikan lokal.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Pritja për ngushëllime do të bëhet në Lezhë, në lagjen “Nënë Tereza” Tek shtëpia e Ndue Gjon Ndokës, ndërsa ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen nesër, më 17 nëntor 2026, ora 13:00.

LEXO EDHE:  “Sa të kem frymë...!” Djali i ri humb jeten tragjikisht, nena ben thirrjen dritheruese per drejtesine

“Jeta jo gjithmonë na sjell lajme të mira! Sot jam zgjuar me dy lajme të trishta që më kanë tronditur thellë! Lidjana, bashkëshortja e kushëririt tim Erjon Lleshi, dhe Gëzim Ndoka, shoku ynë, nuk janë më mes nesh!

LEXO EDHE:  Një tjetër vendim për Hashim Thaçin nga Haga

Të dy u larguan nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të madhe, familje të pikëlluara dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të gjithë ne që i njohëm! Fjalët janë të pakta përballë një dhimbjeje të tillë”, shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

 

Published inLAJMI