Skip to content

“Filmimet e fundit te socialisteve?”/ Rama i përgjigjet Majkos: Vetëm ti…

Të tjera detaje janë zbardhur nga diskutimet në dyer të mbyllura në Asamblenë e Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë në Gjirin e Lalëzit.

Deputeti Pandeli Majko ka ngritur shqetësimin kër ekzistencën e rreth 1000 videove intime, në të cilat, sipas tij, mund të jenë të përfshirë edhe persona nga radhët e Partisë Socialiste.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Në kushtet kur zgjedhjet vendore po afrohen, Majko ka sugjeruar që personat që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet që mbajnë aktualisht.

“Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko.

LEXO EDHE:  Gruaja shqiptare humb jetën teksa merrej në pyetje nga policia

Deklarata e deputetit është shoqëruar edhe me një reagim me humor nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kujtuar publikimin e fotove të tij nudo në të kaluarën.

LEXO EDHE:  Ministrja Klodiana Spahiu pranon haptazi se në spitale ka mungesë të barnave dhe pajisjeve,

“Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe”, ia ka kthyer kryesocialisti, raporton Report Tv.

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti…

Published inLAJMI