Skip to content

“Është shumë i zgjuar dhe…”- Mimoza Ahmeti befason për Ramën, zbulon “dobësinë” e tij: Ja pse e la pas dore Shqipërinë

Poetja Mimoza Ahmeti ka komentuar figurën e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ai eshte një person shume i zgjuar, por që sipas saj, një nga gabimet e kreut të qeverisë ka qenë përqendrimi i tepërt te marrëdhëniet ndërkombëtare, duke lënë pas dore zhvillimet e brendshme të vendit.

Sipas poetes, ndryshimet që Rama ka sjellë në Shqipëri janë të dukshme tesa theksoi se “ka mbajtur shumë topa” në politikën ndërkombëtare duke ndikuar në krijimin e ekuilibrave në Ballkan dhe më gjerë.

“Që ai është një person shumë i zgjuar, kjo është e vetëkuptueshme. Që ai ka bërë shumë ndryshime në këtë vend, është e vetëkuptueshme. Edhe në politikën ndërkombëtare ai ka luajtur dhe ka mbajtur në ajër shumë topa, të cilët kanë sjellë shumë ekuilibra në Ballkan dhe gjetkë”, është shprehur Ahmeti.

LEXO EDHE:  “Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet Majkos: Vetëm ti…

Më tej, poetja ka theksuar se pikërisht përqendrimi i madh te marrëdhëniet me jashtë ka qenë një nga aspektet që nuk ka funksionuar siç duhet në drejtimin e tij.

“Ai është karizmatik dhe sharmant. Ajo që nuk shkoi mirë me të, mendoj, është se u lidh tepër me marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat në ditët e sotme janë shumë të rëndësishme, sepse kriza e globalizmit është në një nivel shumë të lartë. Pra, gjithë tensionin, investimin shpirtëror apo material e përqendroi në këto marrëdhënie dhe la pas dore mjedisin e brendshëm, vendin e tij”, ka deklaruar ajo.

LEXO EDHE:  Djali ish Kryeministrit Meksi: Ja kush janë dy milionerët që kanë tentuar të bëjnë grusht shteti për ti shpëtuar burgut

Sipas Ahmetit, Rama mund të kishte bërë më shumë për përmbushjen e dëshirave dhe pritshmërive të shqiptarëve. Ajo ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi faktin nëse kryeministri e ka parashikuar që dobësitë në planin e brendshëm mund të shfrytëzoheshin politikisht nga forca të tjera.

LEXO EDHE:  Perjashtimi i Spiropalit dhe Ndrecës nga PS-ja, Fatmir Xhafaj del kundër Ramës

“Ai mund të kishte përmbushur dëshirat e shqiptarëve edhe më shumë, mendoj. Ndoshta ai nuk e mendoi kurrë se një ditë kjo dobësi mund të përdorej si kapital nga forca të tjera, sepse mendonte: ‘Përderisa bota nuk e merr parasysh, pse duhet ta marr unë parasysh?’ Por e shihni se si funksionon kjo në ekonominë e hapësirës: nuk mund të shpërfillësh asgjë, gjithçka mund të përdoret nga forca që janë më të mëdha se ti”, ka përfunduar Mimoza Ahmeti.

Published inLAJMI