Skip to content

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për

Ish-deputeti i PS-së dhe avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar pas deklaratave për përjashtimin e tij nga të gjitha formuet e Partisë Socialiste.

Në një përgjigje për mediat, Ndreca shprehet se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, pasi nuk është anëtar i këtij forumi.

Sa i përket përjashtimit nga partia, Ndreca thekson se një vendim i tillë nuk mund të merret mbi bazën e vullnetit apo vlerësimit subjektiv të individëve, pavarësisht funksionit që ata mbajnë.

Sipas Ndrecës, përjashtimi nga Partia Socialiste është një proces që duhet të mbështetet në Statutin e partisë, të shoqërohet me respektimin e procedurave përkatëse dhe të bazohet në shkaqe konkrete statutore, të cilat duhet të provohen.

LEXO EDHE:  Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit –

“Nuk kam dijeni se çfarë ka ndodhur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, pasi nuk jam anëtar i këtij forumi. Sa i përket përjashtimit nga Partia Socialiste, dua të theksoj se ai nuk është çështje vullneti apo vlerësimi subjektiv të askujt, pavarësisht funksionit që mban. Përjashtimi është një proces statutor, që kërkon respektimin e procedurave të përcaktuara në Statut, ekzistencën e shkaqeve konkrete statutore dhe provimin e tyre“, tha Ndreca.

LEXO EDHE:  Skandal KORRUPSIONI/ Sekuestrohen 17.7 milionë euro të fshehura në pyje, nën hetim ish-ministri

Çfarë ndodhi sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së?

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Ps-së të zhvilluar këtë të shtunë. Kërkesa e tij nuk u hodh në votim, ndërsa kundër kësaj mase kanë dalë tre anëtarë të Asamblesë.

LEXO EDHE:  Horoskopi JAVOR i Paolo Fox (16-22 nëntor 2026): Parashikimi për të gjitha shenjat e zodiakut

Ato ishin Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko. Pas mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi sqaroi se Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve të PS-së, por do të mbeten anëtarë të partisë

Published inLAJMI