Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi të përjashtonte nga të gjitha forumet e partisë Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën.
Diskutimet u bënë me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama ishte shumë i qartë, ata që e gjuajnë partinë me gur pse mbeten pa poste nuk duhet të jenë më pjesë e kësaj partie.
Pas përjashtimit, Elisa Spiropali ka replikuar me kryeministrin duke përmendur Gjergj Elez Alinë, historinë me Bajlozin. Por Elisa Spiropali harroi të kujtonte se Rama ishte Skënderbeu i saj.
Spiropali kritikoi emërimet e ministrave, por harroi të thotë se vetë ka pasur poste të nivelit të lartë në PS dhe në qeveri, deputete, drejtoreshë, ministre, kryetare Kuvendi.
Për Elisën problem është kur emërohen të tjerët. Kur kjo ndodh PS është parti e keqe, ndërsa kur emërohet Elisa, PS është e mirë.
Spiropali ka replikuar gati në të qarë duke iu drejtuar kryeministrit me emrin “Edo”. Kryeministri, nga ana tjetër, e ka ndërprerë duke i thënë që: dikur isha Skënderbeu tani u bëra “Edo”.
Rama ia ka bërë të qartë Spiropalit se kush është ajo pa PS-në.
Nga ana tjetër, për Plarent Ndrecën ka deklaruar se është një mashtrues, një dezinformues i rëndomë.
Rama ka deklaruar se Ndreca nuk mund të jetë pjesë e skuadrës dhe ekipeve të Pranisë Besnike dhe Besës.
Sipas kryemiminstrit, Ndreca dezinformon, del për interesa dhe qëllime personale që nuk kanë lidhje me PS-në, bën dezinformime dhe mashtrime publike.
Pas këtyre qëndrimeve dhe përjashtimit nga forumet e PS, as Elisa Spiropali dhe as Plarent Ndreca nuk kanë reaguar.
Ka pllakosur heshtja. Ata që pas shpine i dilnin dhe e gjuanin me gurë partinë dhe kryetyarin e tyre, pas përjashtimit kanë mbyllur gojën, njësosj si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj./ CNA
