Skip to content

I FUNDIT – Punonjeses s*ksi te bashkise i vihet tritol ne makine, shkon ne tre numri i…

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për shpërthimin me tritol që iu bë një punonjëseje të Bashkisë së Elbasanit.

Ngjarja, e cila ndodhi më 5 nëntor të këtij viti në lagjen “28 Nëntori”, solli fillimisht arrestimin e një 17-vjeçari, e më pas sot çoi në arrestimin e dy personave të tjerë.

LEXO EDHE:  VIDEO-SKANDALI/ I gjithë stadiumi me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, deputeti Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve në Air Albania!

Në pranga u vunë O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi O. T., në bashkëpunim me shtetasin B. H., 17 vjeç, të ndaluar më parë, janë bashkautorë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të punonjëses së bashkisë, A. D.

LEXO EDHE:  Horoskopi JAVOR i Paolo Fox (16-22 nëntor 2026): Parashikimi për të gjitha shenjat e zodiakut

Gjithashtu, shtetasi S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të siguruar nga E. T., i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./Top Channel

Published inLAJMI