Skip to content

Biseda “sekrete” nga përplasja Rama-Spiropali në Asamblenë e PS: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica

Detaje të reja janë zbuluar nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar këtë të shtunë në Gjirin e Lalëzit.

Diskutimet mes tyre janë zhvilluar në pjesën me dyer të mbyllura të mbledhjes, ku kryeministri ka ngritur çështjen e qëndrimeve publike të Spiropalit ndaj zhvillimeve brenda Partisë Socialiste.

Mësohet se Rama e ka nisur fjalën drejtuar Spiropalit me një referencë historike, duke kujtuar marrëdhënien e tyre politike ndër vite dhe duke i thënë se nuk mund të sulmojë forcën politike ku bën pjesë.

LEXO EDHE:  Kemi më shumë të paraburgosur

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur”, mësohet t’i jetë drejtuar Rama deputetes socialiste.

Nga ana e saj, Spiropali nuk ka qëndruar pa reaguar, duke sqaruar se qëndrimet e saj nuk kanë qenë kundër kryeministrit, por kanë pasur në fokus mënyrën se si janë përzgjedhur disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Kryetar, unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar, si janë zgjedhur”, mësohet të jetë përgjigjur Spiropali.

LEXO EDHE:  Grejsi ishte njëmbëdhjetë vjeçe kur e varrosëm.

Replikat mes tyre vijnë në një kohë kur brenda Partisë Socialiste janë shfaqur qëndrime të ndryshme lidhur me vendimmarrjen dhe zhvillimet e fundit politike.

Gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar që Asambleja të votojë për përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, i cili është edhe avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndreca nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje.

Megjithatë, propozimi i kryeministrit ka hasur kundërshtime brenda Asamblesë. Fatmir Xhafaj është pozicionuar kundër përjashtimit të dy socialistëve, duke kërkuar që ndaj tyre të merren masa të tjera, por jo largimi nga partia.

LEXO EDHE:  PS- PD drejt “shk*tërrimit”! Sondazhieri i “Ramës” trondit me sondazhin: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

“Le të jetë dita e parë për të gjithë. Merrni masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj gjatë diskutimeve.

Pavarësisht debateve dhe kërkesës fillestare të Ramës, në përfundim të Asamblesë votimi për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nuk u zhvillua, duke mos u marrë një vendim formal për largimin e tyre nga Partia Socialiste.

Published inLAJMI