Skip to content

Socialistët i kthejnë shpinën Ramës? Ja çfarë i bëjnë pasi kërkoi shkarkimin e Spiropalit, ditë e zezë

Kërkesa e Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste nuk duket se është mbështetur nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka konfirmuar se të dy vijojnë të jenë anëtarë të partisë.

Gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalëzit, e zhvilluar pjesërisht me dyer të mbyllura dhe pjesërisht e hapur për mediat, mësohet se kundër përjashtimeve janë shprehur edhe figura të vjetra të socialistëve. Mes tyre ishte deputeti Fatmir Xhafaj, i cili propozoi marrjen e masave ndaj Spiropalit dhe Ndrecës, por jo largimin e tyre nga partia.

LEXO EDHE:  Edi Rama kthen përmbys Kupolën e Partisë! Dalin detajet nga salla Sekrete, ja çfarë po ndodh që do njoftohet me urgjencë

Ndërkohë, Asambleja ka sjellë ndryshime në organizimin politik të Partisë Socialiste në Tiranë. Sipas Blendi Klosit, Erion Veliaj dhe Taulant Balla janë larguar nga drejtimi i strukturave përkatëse, ndërsa në vend të tyre janë propozuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo si bashkëkryetarë.

LEXO EDHE:  Pa mua jeni një m…” – Rama

“Mbledhja e sotme ishte një nga mbledhjet e radhës të Asamblesë së PS. Jemi fosuksuar në zgjedhje, nga sot jemi në fushatë. Nga pikëpamja orgnizative për Tiranën, u propozuan dy bashkëkryetarë, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, kurse drejtimi politik i mbetet Ogerta Manastirliut”, tha Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Rama flet per doreheqjen, befasuese pergjigjjja

Sa i përket drejtimit politik të kryeqytetit, ai do t’i mbetet Ogerta Manastirliut, duke rrëzuar raportimet e mëparshme për largimin e saj nga kjo detyrë.

Klosi deklaroi se Partia Socialiste e konsideron veten tashmë në fushatë elektorale dhe se mbledhja u përqendrua te organizimi i strukturave dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Published inLAJMI