Skip to content

Rama shkarkon Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë drejtimin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, duke larguar nga kjo detyrë Erion Veliajn, Taulant Ballën dhe Ogerta Manastirliun.

Sipas burimeve për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, drejtimi politik i qarkut të Tiranës do t’u besohet tashmë Albana Koçiut dhe Ervin Demos, të cilët do të bashkëdrejtojnë strukturat socialiste në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Prokuroria zbut akuzen ndaj vrasesit te dy femijeve, reagon fort nena e viktimes dhe babai i te plagosurit

Vendimi është bërë i ditur gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, ku kryeministri Rama ka prezantuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve.

LEXO EDHE:  Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

Lëvizja vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë në një pikë të tensionuar. Ky i fundit, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u dërgoi sot anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë, ku kërkoi edhe aktivizimin e procedurës së mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.

LEXO EDHE:  Sondazhet trondisin Socialistët! Edi Rama gati për të djegur Ervin Demon, çfarë po ndodh në prapaskena

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar edhe një riorganizim më të gjerë të strukturave drejtuese të partisë, me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe, nga 12 në 24.

 

Published inLAJMI