Ditën e sotme në orën 14:00, është paralajmëruar mbajtja e protestës kombëtare, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga Tirana, si dhe qytete të tjera të vendit.
Sipas traditës, studentët kanë njoftuar se protesta do të nisë përpara përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Siç është lajmëruar dhe më herët nga studentët, protesta kombëtare do të zhvillohet dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Kujtojmë se, protestat që prej ditësh po zhvillohen në vend janë shoqëruar edhe me incidente, akte dhune dhe dëmtime të pronave të institucioneve dhe subjekteve private.

