Skip to content

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, furnizonte sportistët me substanca

Vëllai i kampionit të njohur të peshëngritjes, Pirro Dhima, është arrestuar në Greqi, nën dyshimet për furnizimin dhe administrimin e substancave të ndaluara për sportistët.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 58-vjeçarin Odise Dhima, i cili u arrestua mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në një zonë të Atikës.

Ai dyshohet se, në cilësinë e trajnerit të peshëngritjes, siguronte dhe u jepte sportistëve substanca dopingu që prej prillit të vitit 2024. Hetimi disa mujor, i zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën Greke Kundër Dopingut dhe Organizatën Kombëtare të Barnave, zbuloi edhe një rast të administrimit të një substance të ndaluar ndaj një sportisti të mitur gjatë një gare.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Autogoli i Sara Milas, kallëzimi i drejtorit që rekrutoi për vota në Gjocaj i zbuloi skemën!

Në analizat e tij u konstatua prania e një substance të përfshirë në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA). Për këtë rast ishin vendosur më herët masa pezullimi ndaj trajnerit dhe sportistit.

LEXO EDHE:  Gazetari befason: Nëse Berisha drejton PD-në deri në 2029 …

Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit dhe në ambiente sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 tableta dhe ampula me preparate të paligjshme dhe substanca dopingu, 17 karta sportistësh, shënime personale, një telefon celular dhe 15 mijë euro.

LEXO EDHE:  Gazetari Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën

Sipas autoriteteve greke, preparatet e sekuestruara nuk janë të miratuara për tregun vendas dhe konsiderohen të dëmshme për shëndetin e përdoruesve.

58-vjeçari është dërguar përpara autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet lidhen me shkeljen e legjislacionit për sportin dhe barnat e dëmshme.

Published inLAJMI