Skip to content

Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën në dalje të SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Berisha u pyet në cilësinë e kallëzuesit, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Në dalje të godinës së SPAK, Berisha foli për mediet, teksa tha se mediat dhe gazetarët janë të keqpërdorur nga individë të caktuar. E pranishme ishte edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila e pyeti për emra konkret dhe se a kishte dorëzuar dokumenta për pretendimet e tij për gjyqtaren Gjoka. Berisha vijoi debatet me gazetaren, duke i thënë se ajo është “gazetarja më e keqpërdorur”.

Debati:

LEXO EDHE:  L ufta për Durrësin / Arkend Balla ‘komplot’ Emiriana Sakos

Lala: Mund të na thoni kë po mbron media, meqë hodhe akuza.

Berisha: Ka lënë përshtypjen, jo media, por Klodiana Lala ka lënë përshtypjen, me ca informacione që funksionon si enë sifon e informacioneve…

Lala: Kur iu djeg gjithmonë gjeni një vend ku të gjuani.

Berisha: Mua nuk më djeg asgjë.

Lala: E bëjmë gjyqin bashkë, edhe publik.

Berisha: Ti që hiqesh si informate e këtyre, ke të dhëna, kush t’i jep të dhënat ty? Ato që nxjerr.

Lala: Jam gazetare zotëri, një prej atyre që më informoni mund të jeni ju.

Berisha: Pse të dogji?

Lala: Nuk më djeg fare.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Berisha: Nga unë nuk merr kurrë informacion. Se ti je e keqpërdorur.

Lala: Unë jam mësuar me sulme nën brez dhe sidomos nga politika.

Berisha: Ti ke ardhur për këtë qëllim. Je e keqpërdorur në shkallë ekstreme. Klodiana Lala është një person që keqpërdoret në mënyrë të pamëshirë. Ata që të keqpërdorin kanë përgjegjësi, jo unë që respektoj gazetarët. Ti je një nga gazetaret më të keqpërdorur zonjë, nuk të ka përgjegjësi as Sali Berisha as opozita.

Lala: Unë mbaj përgjegjësi për ato që them, jam përpara opinionit publik. Balta e politikës së vjetër mua nuk më bën pis. Dorëzuat sot dokumenta si kallzues?

READ MORE:  E zuri në dhomën e hotelit, burri i merr jetën gruas së tjj Alma

Berisha: Ti je fytyra e gazetarisë.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Lala: Jam që çke me të.

Berisha: Kam dorëzuar dokumentat në kohën e duhur dhe kaq, stop.

Berisha dhe Malltezi e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, lidhur me një dënim të pretenduar në Greqi.

Kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, çështje në të cilën janë të përfshirë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Published inLAJMI