Skip to content

Dorëheqje”/ Hidhen vezë drejt Ramës në Dublin. Diaspora e pret me protestë (VIDEO)

Lajmifundit / 11 November 2026, 22:20

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian.

Vizita lidhet me marrëdhëniet Shqipëri–Bashkimi Europian dhe diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë.

Shqiptarët e kanë pritur me protesta ndërsa dëgjohen thirrjet: “Rama resign! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje”.

LEXO EDHE:  LAJMI I BUKUR për pensionistët: Sa para do të marrin çdo muaj…

Ndërkohë sot është dita e 165 e protestës, ndërsa organizimi i sotëm është paralajmëruar të jetë kombëtar, me qytetarë dhe studentë që pritet të vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria.

LEXO EDHE:  Rama prezanton skemën e re të bonusit të bebeve, por a do të përfitojnë fëmijët e lindur para 2027?

VIDEO

Video Player

00:00
00:12

Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë së bashku studentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë.

LEXO EDHE:  Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

VIDEO

Video Player

Published inLAJMI