Skip to content

BE:“Shqipëria, përballë një ndryshimi historik”Pazaret e klasës së vjetër politike dhe..

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj është takuar sot me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndan detaje nga biseda me diplomaten, Shehaj tregon se ka shprehur bindjen e tij që ndryshimi historik që po kërkojnë shqiptarët, nuk do të ndalet në asnjë lloj mënyre.

Kreu i Mundësia shprehet se shqiptarët sot më shumë se kurrë duan fundin e një klase politike 35-vjeçare dhe ndëshkimin e të korruptuarve.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

“Shqipëria është përballë një ndryshimi historik, thirrjes masive të shoqërisë për largimin e klasës së vjetër politike 35-vjeçare dhe daljes së të korruptuarve para drejtësisë. Ky ndryshim nuk ndalet! Këtë i thamë sot ambasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Sofia Moreira de Sousa”, shprehet Shehaj.

LEXO EDHE:  Skandal në b*rg, drejtori kapet duke kryer marr*dhënie me infermieren gjatë orarit të punës

Në fjalën e tij, Shehaj ka theksuar se asnjë tentativë e kryeministrit Rama nuk do të ketë sukses për të ndalur protestën e qytetarëve apo për të vënë nën presion drejtësinë.

Ndërsa ka nënvizuar se me Ramën nuk mund të ketë asnjë tryezë për marrëveshje apo dialog.

“Edi Rama nuk e ndal dot këtë ndryshim, as me dhunë ndaj protestuesve, as me tentativat e tij për të kapur drejtësinë, as me pazare. Me Edi Ramën s’ka tryeza, s’ka marrëveshje, s’ka pazare. Ka vetëm një kërkesë: Dorëheqje!”, shprehet Shehaj.

LEXO EDHE:  Apeli i GJKKO prish vendimin e Shkallës së Parë për Oltion Bistrin, ish-shefi i Operacionales dënohet me 7 vite burg

Kryetari Shehaj ishte i shoqëruar në takim edhe nga deputeti Erald Kapri dhe Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia Barbara Doda.

 

Published inLAJMI