Skip to content

Blendi Klosi që ka fshehur vilën nr. 69 me vlerë 3 milionë euro në Palasë i sugjeron Veliajt të merret me organet e drejtësisë dhe jo të partisë, një provë flagrante korrupsioni dhe pastrimi parash q

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, mbetet një nga sfidat e SPAK-ut dhe simbol i mosveprimit të drejtësisë. Blendi Klosi është pronari real i vilës me nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të cilën e ka fshehur në emrin e një miku të tij. Vila ka shtesa pa leje, punime cilësore ndryshe nga vilat e tjera dhe mobilim përrallor.

Vetëm mermeri i ardhur nga guroret e Skraparit, kushton sa një vilë e zakonshme. Vila, sot, mund të ketë kaluar edhe në emra të tjerë nga frika e veprimit të SPAK-ut. Por, jo vetëm që është e Klosit, frekuentohet prej tij, por Blendi është kujdesur hap pas hapi gjatë fazës së ndërtimit. Si Klosi, ashtu edhe prestanomet, nuk kanë burime të ligjshme të ardhurash, për të blerë dhe mbuluar një pasuri të tillë, e cila kushton mbi 3 milionë euro.

LEXO EDHE:  Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin e dytë në Itali: Javën tjetër ndërhyrja

Vila me nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, është një provë flagrante korrupsioni që sfidon çdo ditë SPAK. Si për ironi, Klosi i sugjeroi sot kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt të merret me organet e drejtësisë dhe jo me organet e Partisë Socialiste. Përgjigja e Klosit, e cila padyshim relfekton vullnetin e Edi Ramës, erdhi pasi Veliaj kërkoi leje të linte burgun e Fierit për disa orë dhe të merrte pjes në Asamblesë së Partisë Socialiste.

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të detyrave si kryetar bashkie në një qytet që e ndjen nevojën e një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje kundër paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur dhe kjo është një situatë absurde. Por nuk është një raport me asamblene, por është një raport me drejtësinë, e kemi cilësuar një nga momentët qe duhe të kemi reflektim. Raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë“, tha Klosi.

LEXO EDHE:  Para me bollëk gjatë nëntorit! Disa shenja të horoskopit pritet të tërheqin pasurinë si magnet – a jeni mes tyre?!

Po nëse prokurorët e SPAK i japin leje Veliajt? A do të jetë e gatshme Partia Socialiste të organizojë një lidhje me video me kryebashkiakun e paraburgosur? Përgjigja e Klosit është e qartë; Erjon Veliaj duhet të kalojë edhe filtrin e organeve të partisë nëse SPAK e lejon të shkojë në Asamblenë e PS. “Do ta gjykojmë pasi të jenë organet e drejtësisë që të vendosin. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë“, u shpreh Klosi.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar që nga shkurti 2024 kur u mor nga zyra për t’u dërguar në paraburgimin e Tiranës dhe më pas në Durrës. Pasi u transferua në qelitë e paraburgimit të Fierit disa javë më parë, ai shpërtheu në akuza duke fajësuar direkt kryeministrin Rama për ‘internimin’ dhe burgosjen e tij. Ndërkaq, Edi Rama i ka injoruar akuzat e Veliajt, duke i konsideruar të parëndësishme si zhurmat e makianve që kalojnë në bulevard./

Published inLAJMI