Skip to content

Sa të sigurta janë bankat në Shqipëri? Banka e Shqipërisë publikon të dhënat e reja financiare

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e reja për gjendjen financiare të sektorit bankar, duke përditësuar treguesit e shëndetit financiar për shtatorin dhe pasqyrat financiare për tremujorin e tretë të vitit 2026.

Statistikat përfshijnë të ardhurat dhe shpenzimet e bankave, strukturën e kapitalit aksioner, aktivet, detyrimet dhe përqendrimin e aktivitetit bankar.

LEXO EDHE:  E PLOTË/ Rama flet për protestat nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dh*në, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Këta tregues shërbejnë për të vlerësuar aftësinë e bankave për të përballuar rreziqet financiare, për të financuar ekonominë dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e sistemit.

LEXO EDHE:  maja e ajsbergut, nuk keni parë asgjë akoma

Në raportin e mëparshëm të stabilitetit financiar, Banka e Shqipërisë vlerësonte se sektori bankar kishte vijuar të zgjerohej gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, kryesisht falë rritjes së depozitave dhe kreditimit.

Megjithatë, rezultati financiar neto i bankave ishte më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa rreziqet financiare vlerësoheshin në nivele të kontrolluara.

LEXO EDHE:  Tr*nditet çështja “Partizani”! Dy dëshmi të bujshme rëndojnë pozitat e Berishës në GJKKO, dalin akuzat për presion ndaj gjeneralëve!

Publikimi i ri mundëson krahasimin e ecurisë së bankave gjatë nëntë muajve të parë të vitit me periudhat e mëparshme.

Published inLAJMI