Skip to content

E bujshme/ Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë …

Komisioni Evropian ka hapur negociatat për përfshirjen e Shqipërisë dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në skemën europiane “Roam Like at Home”, e cila synon eliminimin e tarifave shtesë të “roaming”.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian, pas paralajmërimit të presidentes Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në rajon në tetor 2026.

LEXO EDHE:  “Dilje bridhje me pr*stitutat”, Artani acarohet me Vilmën: Jam gati për të vd*kur! Mos bëj viktimën

Përmes kësaj skeme, qytetarët shqiptare që udhëtojnë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin celular pa tarifa shtesë roaming-u.

LEXO EDHE:  Misteri në vilën luksoze të ish-presidentit, zbulohet kasaforta sekrete që policia nuk arrin ta hapë

Përveç Shqipërisë, në proces janë përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Negociatat dypalëshe me secilin prej vendeve kanë nisur tashmë.

Përpara se skema të bëhet realitet, vendet partnere duhet të përfundojnë marrëveshjet dhe të harmonizojnë legjislacionin e tyre me rregullat e BE-së për roaming-un. Më pas, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit të BE-së miratimin për zgjerimin e zonës.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset një fëmijë, dërgohet me ugjencë për në spital (Video)

Nisma synon të lehtësojë komunikimin për qytetarët dhe të forcojë lidhjet ekonomike e integrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Published inLAJMI