Skip to content

Ditë e zëzë! Edi Rama “dorëzohet” botërisht! E thotë në Francë: Shqipëria nuk do hyjë në BE?? Ja çfarë është zbuluar

Edi Rama ka nisur të flasë ndryshe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kryeministri, i cili e ka vendosur vitin 2030 në qendër të objektivit politik për anëtarësimin e vendit, tashmë po u kushton gjithnjë e më shumë vëmendje pasigurive që mund të vijnë nga vetë Europa.

Nga Parisi, ku mori pjesë në Forumin e Paqes, Rama deklaroi se Shqipëria synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit në fund të vitit 2027, por vetëm nëse procesi ecën sipas planit. Për anëtarësimin e plotë, ai nuk dha një garanci, duke theksuar se vendimmarrja nuk është vetëm në duart e qeverisë shqiptare.

Në këtë mënyrë, teksa objektivi i vitit 2030 mbetet ende larg realizimit, kryeministri nisi të vendosë në qendër të diskutimit një faktor tjetër: të ardhmen politike të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Tr*gjedi e rënd: Gjendet trupi i paj*të i një vajze 20-vjeçare

“E dini shumë më mirë se nuk premton dot asgjë për Europën. Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi Rama.

Kjo deklaratë tregon se edhe mbyllja e negociatave, një hap i domosdoshëm përpara anëtarësimit të plotë, mbetet një objektiv i kushtëzuar.

Por kryeministri shkoi edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje mbi atë se çfarë do të ndodhë me vetë Bashkimin Europian gjatë viteve të ardhshme. Ndërkohë vjet premtimi i Ramës në fushatë ishte: Integrimi në 2030.

LEXO EDHE:  Misteri në vilën luksoze të ish-presidentit, zbulohet kasaforta sekrete që policia nuk arrin ta hapë

“Kjo do të varet se ku do të jetë BE për 2-3 vjet. Ku do të jetë Franca. Ju keni zgjedhje vitin e ardhshëm, askush nuk e di se ç’lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të përfundojmë punën tonë”, u shpreh ai.

Në Paris flet për paqen, në Shqipëri shtyp protestuesit; Rama tenton të minimizojë revoltën kundër tij
10 Nëntor, 18:22
Pikërisht kjo pjesë e deklaratës përbën edhe ndryshimin më të dukshëm të tonit të Ramës. Kryeministri nuk po flet vetëm për detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, por po e lidh realizimin e objektivit të anëtarësimit me zhvillime politike që nuk varen prej saj.

Duke përmendur zgjedhjet në Francë dhe të ardhmen e panjohur të Bashkimit Europian, Rama po i shton debatit për vitin 2030 një argument të ri: edhe nëse Shqipëria përfundon punën e saj, anëtarësimi mund të varet nga vendimet dhe klima politike në vendet anëtare.

LEXO EDHE:  Investim gjigant! Po vjen super autostrada/ Qeveria: Shkurtohet rruga nga Tirana drejt… (Video)

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si kryeministri po e komunikon objektivin europian. Viti 2030 është përdorur si pikë referimi për ambicien e qeverisë, ndërsa tani Rama po thekson se nuk mund të premtojë një rezultat që kërkon edhe miratimin e vendeve të BE-së.

Në Forumin e Paqes, kryeministri foli edhe për emigracionin, duke kundërshtuar idenë se largimi i shqiptarëve duhet parë si një prirje në rritje. Sipas tij, vendi ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe qytetarët sot kanë pritshmëri më të larta.

Published inLAJMI