Skip to content

Doreheqje te bujshme

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin. Emrat e Viola Haxhiademit dhe Et’hemajt dalin edhe në dosjen e Belinda Ballukut, si anëtarë të një grupi në WhatsApp që titullohej “Dhërmi.”

Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.

LEXO EDHE:  Ndryshon bonusi, ja kush perfiton per femijet

Në vend të tij është emëruar Dritan Isaku, i cili ishte në krye të Albcontrolit.

Edhe Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Sot u prezantua edhe Andrea Shllaku si drejtues i Autoritetit Portual Durrës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin.

LEXO EDHE:  Çfarë nuk thuhet për Gjebrean në SPAK?

Ndërkohë emrat e Viola Haxhiademit dhe Et’hemajt dalin në dosjen e Belinda Ballukut. Në telefonin e ish-drejtoreshës, hetuesit kanë gjetur një grup në Whatsapp, të krijuar në qershor të vitit 2019 nga Balluku i titulluar “Dhërmi”.

LEXO EDHE:  Dha gjithçka ti shpëtojë “Kokën”! Bardhi: Takimi i Ramës me kreun e SPAK në vilat lukzose: I blerë, i dha atë që se refuzonte dot

“Në këtë grup bëjnë pjesë shtetasit Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Ethemaj dhe Alketa Pano”, të gjithë persona që rezultojnë të kenë njësi banimi në kompleksin “White Rocks”, thuhet në dosjen e SPAK.

Published inLAJMI