Skip to content

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.

LEXO EDHE:  Edi Rama kapet për fyti-“Ka video që i bëjnë presion”/ Tr*ndit Kastriot Çipi: Ja kush e ka në thes?!

Nga përplasja, të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të tyre, çka dëshmon për forcën e përplasjesNdërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.

LEXO EDHE:  E papritur/ Hati pjesë e Big Brother VIP? Ja çfarë thotë ajo! (Foto)

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inLAJMI