Skip to content

SPAK gjen ‘gjurmët’ e 500 mijë eurove, Ferhati: Pozita penale e Vlora Hysenit është rënduar

Gazetari i Eni Ferhati, deklaron se hetimet e fundit të SPAK kanë rënduar ndjeshëm pozitat e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai tha se Prokuroria e Posaçme pretendon se Hyseni ka konsumuar edhe veprën penale të pastrimit të parave, duke paralajmëruar se prokurorët mund të ndryshojnë masën e sigurisë për Vlora Hysenin.“Pozita penale është rënduar ndjeshëm, ajo dyshohet jo vetëm për korrupsion, por edhe për pastrim parash. SPAK thotë se është konsumuar vepër penale.

LEXO EDHE:  1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Zbulohet skema e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë (Video)

Ad
Në Gjermani kanë shkuar 500 mijë euro, me dy dërgesa. Kanë shkuar në Gjermani në kompani të lidhura më vëllezërit e znj. Hyseni.

LEXO EDHE:  Sherri fortë me Jonidën/ Ish-banori i BBVA hedh akuza të rënda ndaj Rozana Radit në lidhje me Adi Hilën

SPAK ka dorëzuar prova të reja në Apelin e Posaçëm. Prokurorët mund të ndryshojnë edhe masën e sigurisë për Vlora Hysenin”, tha Eni Ferhati.

LEXO EDHE:  Rritje e çmimit të biletës nga 1 janari?

Published inLAJMI