Skip to content

Tr*gjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar, e kishin thirrur disa familje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një 34-vjeçar, elektricist i zonës, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ai ishte thirrur nga disa familje jashtë orarit të punës për të rikthyer furnizimin me energji elektrike, pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

LEXO EDHE:  E dhimbshme në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para, thuhet se ajo është…

34-vjeçari u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

LEXO EDHE:  Policia ngre alarmin: Kujdes nga SMS-të në emër të bashkisë, Postës dhe DPSHTRR

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, shkruan Policia.

Published inLAJMI