Skip to content

Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit, e cila ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e një filiali bankar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Demo thekson se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta shmangin përgjegjësinë përpara ligjit, duke vënë në dukje rëndësinë e investimeve në teknologji dhe forcimit të kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Dha gjithçka ti shpëtojë “Kokën”! Bardhi: Takimi i Ramës me kreun e SPAK në vilat lukzose: I blerë, i dha atë që se refuzonte dot

“Maska nuk të fsheh nga ligji!”, shprehet ministri, duke nënvizuar se teknologjia dhe kapacitetet profesionale të Policisë janë prioritete në luftën kundër krimit. Edhe në projektbuxhetin e vitit 2027, që është duke u diskutuar këto ditë në Komisioner parlamente, zëri për teknologjinë është në rritje.

LEXO EDHE:  “Kam gruan sëmurë dhe tre fëmijë të mitur”

“Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në punë, në rrugë dhe në lagjet e tyre. Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin”, nënvizon Demo.

Grabitja ndodhi paraditen e së hënës, në një filial bankar në zonën e Komunës së Parisit. Autori i dyshuar veproi i maskuar, duke kërcënuar me armë punonjësit e bankës dhe pasi mori një shumë parash u largua nga vendngjarja me një monopatinë.

LEXO EDHE:  “Doktori” i Fiks-Fare rrëfen zhgënjimin: S’më erdhi as kur v diq babai(VIDEO)

Pas veprimeve komplekse hetimore dhe operacionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Në përfundim të reagimit të tij, ministri Demo përcjell edhe mesazhin për forcimin e sigurisë përmes përdorimit të teknologjisë: “Teknologjia në shërbim të Policisë. Policia në shërbim të qytetarëve”.

Published inLAJMI